Së fundmi e gjithë vëmendja e internetit është kthyer tek Rihanna. Pas prezantimit të linjës së të brendshmeve dhe shfaqjes spektakolare, tani të gjithë mendojnë se këngëtarja është në pritje të ëmbël.

Mbrëmjen e kaluar ajo mori pjesë në shfaqjen ” Essence Diamond Ball” dhe mbajti një fjalim që po çmend fansat.

E veshur me të zeza dhe me barkun pak të fryrë ajo tha: “Unë jam një grua zezake së cilës i dha jetë një grua zezake së ciles i ka dhënë jetë një grua zezake dhe une do i jap jetë një vajze zezake”.

Sipas kësaj deklarate, Rihanna duhet të jetë shtatzënë me të dashurin e saj Hassan Jameel dhe fëmija që po pret është vajzë. Kjo deklaratë e papritur po bën xhiron e rrjetit dhe mezi po presim të komfirmohet lajmi.