Këngëtarja Elhaida Dani do të sjellë së shpejti një këngë të re në bashkëpunim me këngëtarin australian, Nathaniel.

Në një postim në Instagram Elhaida ka postuar një pjesë të këngës ku Nathaniel këndon anglisht ndërsa Elhaida në gjuhën italiane.

Ajo  shkruan se kënga do të jetë gati në muajin tetor ndërsa nuk e ka zbuluar titullin e saj.

"Yayyyyy !!!! Kjo tregon qe tashme bota eshte kaq e vogel… Nga Kanadaja ne Australi krijuam një kenge qe e dua shume dhe mezi pres t’jua tregoj !

Ja nje paradhenje te ktij dueti me Nathaniel qe do jet publik ne tetor,"-shkruan këngëtarja.