Reperi S4MM ka publikuar këngën e katërt të albumit muzikor, titulluar “E preferume”.

Ai ia dedikon të gjithë personave që duan të jenë si ai dhe nuk lë pa përmendur artisten Rina Balaj, e cila bëri një koment aspak të mirë rreth tij në një intervistë.

“Nuk e kuptoj vlla, nuk di cka fol, a pe din? Semin se kuptoj absolute se di çfarë thotë”, u shpreh reperja kur duhet të jepte mendimin e saj për artistin nga Tetova.

Pikërisht këtë moment, S4MM e ka përfshirë në këngë duke i vendosur emojin e jashtëqitjes, nga ku dilte zëri i Rinës.

Prej kohësh ka patur debate mes grupit të Rinës dhe reperit S4MM, por nuk dihet kur do përfundojë kjo betejë. Mbetet për tu parë nëse reperja do reagojë për “dissin” publik.

Edhe kënga “E preferume” është pjesë e albumit që titullohet "Week of the Legend".