Disa emra të mëdhenj të muzikës mbërritën në stadiumin Wembley për Summertime Ball. Midis tyre ishin edhe dy këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Ava Max.

Rita dhe Ava u takuan së bashku në prapaskenat e festivalit. Ndërsa ndanë me fansat momentin e takimit. Dy këngëtaret publikuan fotografinë në Instagram. Dhe Ava shkruan për Ritën: “E dua këtë vajzë”.

Duket se këngëtaret e mbështesin karrierën e njëra-tjetrës. Ndërsa Bebe Rexha pak muaj më parë I bëri thirrje për një bashkëpunim Rita Orës, Dua Lipas dhe Ava Max.