Rita Ora është pa dyshim një nga këngëtaret më të dashura për publikun në mbarë botën dhe sidomos për shqiptarët.

Për të tërhequr vëmendjen këngëtarja e lindur në Kosovë provokon shpesh me fotot ekstravagante të postuara në rrjetet sociale, por duket se këtë radhë e ka tepruar disi.

Në postimin e fundit në Instastory, këngëtarja shihet e veshur vetëm me robdeshambër të bardhë të cilin e ka mbajtur të hapur për të treguar linjat e saj, por pjesën intime ajo e ka mbuluar me një emoji “yll”.