Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka marrë dje një dhuratë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Londër.

Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet përkrah Haradinajt.

Këngëtarja ka falënderuar Haradinajn për "mbrëmjen e mrekullueshme" që kaluan duke festuar për talentin kosovar.

"Faleminderit që më dhatë këtë simbol të bukur të Prishtinës, të quajtur “Hyjnesha në fron”. Unë jam shumë e nderuar dhe falënderuese për mbështetjen nga vendi”, ka shkruar ajo.