Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, më në fund më duket se e ka gjetur sozinë e saj. Madje, edhe ajo është e famshme.

Bëhet fjalë për modelja Jasmine Sears, edhe i ngjan shumë këngëtares me origjinë nga Kosova, aq sa duken sikur të ishin motra binjake.

Lajmi u zbulua nga mediat britanike, të cilat kanë bërë të ditur se Rita dhe Jasmine kanë raporte shumë të mira me njëra-tjetrën dhe janë shoqe të mira.

E vetmja gjë ku ato ndryshojnë, është pjesa e syve, të cilat Jasmine i ka të kaltër, ndërsa Rita i ka të kaftë.