Rrugëtimin e saj Rita e ka nisur në fillim si shitëse këpucësh dhe madje nuk e ka aspak për turp të flasë për të shkuarën e saj.

Këngëtarja shqiptare së fundmi ka realizuar një intervistë me ndjekësit e saj në ‘Twitter’, ku të gjithë mund të shuanin kuriozitetin e tyre me pyetjet drejtuar këngëtares. Por mes shumë pyetjesh u vu re njëra prej tyre që e ka pyetur Riten se çfarë këshille do t’i jepte vetes së saj 16-vjeçare si shitëse në dyqan atletesh.

Rita i përgjigjet kështu: “Kam kaluar kohën më të mirë atje. Punoja bashkë me një miken time të ngushtë. Nuk pendohem për asgjë, sepse kam njohur shumë njerëz. Madje atje njoha disa njerëz që punojnë në labelin tim dhe unë u shisja atlete”.

E gjithë kjo mund të shërbejë edhe si një shembull mjaft i mirë për të gjithë të rinjtë, të cilët nuk duhet të dorëzohen në ndjekjen e ëndrrave dhe dëshirave të tyre.