Disa javë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, lançoi këngën “Your Song”, ndërsa sot ajo ka sjellë edhe publikuar edhe klipin e saj. 

Përmes një postimi në Facebook, 26-vjeçarja ka falenderuar për bashkëpunimin këngëtarin Ed Sheeren dhe Michael Haussmanin.

“Your Song” ka marr afro 11 milionë klikime brenda tre javësh pasi u publikua në YouTube.

Projekti i fundit muzikor i Rita Orës ka qenë 'Body on Me', bashkëpunimi me Chris Brown, me të cilin ishte përfolur për një lidhje dashurore.