Këngëtarja Rita Ora është një ndër krenaritë e të gjithë shqiptarëve për suksesin dhe famën që ka arritur në mbarë botën.

Edhe pse ajo është bërë një emër i njohur në fushën e muzikës, karriera e këngëtares ka nisur që në fëmijëri.

Ajo është shfaqur për herë të parë si aktore kur ishte pjesë e një filmi në moshën 13-vjeçare.

Në filmin “Spivs” të vitit 2004, Rita shihet madje edhe duke folur shqip, në rolin e Rosanës. Në një pjesë të filmit ajo dëgjohet duke thënë: “Mos hajde këtu…vrapo vrapo”