Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora nuk ka harruar të urojë shqiptarët për 106-vjetorin e Pavarësisë.

Por ajo ka zgjedhur të bëjë urime duke sjellë në kujtim kohën kur performoi për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në fillim të këtij viti.

Në një postim në "Instagram", ajo tregon momente nga performanca më 17 shkurt në sheshin e Prishtinës.

"Urime 28 Nëntori. Ju dua shumë. Koncerti që bëra falas për shtetin tim ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë. Ju falënderoj të gjithëve që erdhët dhe ishit legjenda", shkruan Rita.