"Phoenix", titulli i albumit më të ri të Rita Orës

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka paralajmëruar publikimin e albumit të ri.

Albumi do të mbajë titullin “Phoenix” dhe do të publikohet më 23 nëntor. 

Këtë lajmërim këngëtarja e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku ka treguar që në vitin 2019 do të mbajë edhe një turne muzikor. 

Të gjithë fansat që e porosisin albumin tani kanë mundësi të qasen edhe në biletat e turneut të këngëtares shqiptare. 

Lajmit për publikimin e albumit të saj të dytë iu janë gëzuar fansat e këngëtares, të cilët kanë lënë komente pozitive në rrjetet sociale.