Robert De Niro është ndarë nga bashkëshortja e tij, Grace Hightowe, duke i dhënë fund martesës mbi 20-vjeçare.

75-vjeçari dhe Grace nuk jetojnë më bashkë sipas Page Six. Raportohet se çifti pritet të publikojnë lajmin në javët e ardhshme.

Aktori u shfaq të hënën në tapetin e kuq të eventit MoMa në New York pa bashkëshorten e tij në krahë. Ata kanë së bashku dy fëmijë, Elliot, 20 vjeç dhe Helen, 6 vjeç. 

Kjo nuk është ndarja e parë për çiftin që u martua në vitin 1997. Dy vite pas martesës, De Niro paraqiti kërkesën për divorc por që nuk u finalizua kurrë. Çifti u ribashkua, duke ripërsëritur betimet e martesës në vitin 2004.

Aktori më parë ka qenë i martuar me aktoren Diahnne Abbott, nga viti 1976 deri më 1988-n. Nga martesa lindi një djalë, Raphael në vitin 1976 dhe fituesi i Oskar birësoi vajzën e Abbot, Drena, nga një marrëdhënie e saj e mërparshme.

De Niro gjithashtu ka dy fëmijë me ish-in e tij, Toukie Smith, djemtë binjakë Aaron dhe Julian.