Në "Shiko kush LUAN" mbrëmjen e kësaj të shtune ishte edhe këngëtarja Ronela Hajati.

Ajo ishte pjesë e skuadrës së Manushit, por në një moment të lojës ajo u vu përballë kapitenit të skuadrës së saj dhe iu desh t’iu përgjigjej pyetjeve të tij.

Ronelës i shfaqeshin në monitor dy personazhe dhe ajo duhet të zgjedhte një mes tyre se cili i dukej më i përshtatshëm për t’u martuar.

Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares së futbollit, mposhti rivalë si Dren Abazi, Ledri Vula, Lulzim Basha, Noizy, por u dorëzua përballë Arbjan Mazniku, i cili ishte pjesë e skuadrës kundërshtare në lojë.

Më pas u shfaq Young Zerka, të cilin Ronela Hajati nuk e “lëshoi” as për Flori Mumajesin, Blerim Destani e Nik Xhelilaj./Top Channel