TIRANE, 27 mars 2013 – Filmi më i fundit hollivudian "Dead Man Down" me Colin Farrel ka shumë për shqiptarët. Një prej roleve kryesore e interpreton aktori shqiptar James Biberi, por surprizat nuk mbarojnë këtu. Mësohet se tek kreditet e filmit ndodhet dhe emri i kengëtares Rovena Stefa, kënga e së cilës "Ç’ka më ka syni" përfshihet në kolonën muzikore (jo origjinale) të filmit.

Sipas Albaniac, këngëtarja ka treguar se “Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet produksionit hollivudian të njohur DMD Productions, LLC c/o IM Global 8322 Beverly Boulevard, Los Angeles, CA dhe "TE ROVI" Production dhe është e para kontratë për përdorim të një kënge shqiptare në një film të Hollivudit”. 

Kënga e Rovenës "Cka m'ka syri" dëgjohet në filmin plot aksion, romancë e dramë për 32 sekonda dhe është zgjedhur nga stafi profesional i filmit me buxhet prej 30.000.000 dollarësh.