Moderatoja Roza Lati ka reagur lidhur me deklaratën e Encës në emisionin "Xing me Ermalin" ku thumboi Tresi Sejdinin dhe Rozën.

Zënka nisi nga një deklaratë e Trejsi Sejdinit në emisionin e Roza Latit 'Why Not' ku Trejsi përmendi emrin e Encës në emision, ku me thumbim i përmendi kilogramët e tepërta. 

“Sa është një Enca janë tre Trejsi. Si mund të mos jetë evirgjer Enca. Kush e mban në krik Encën”.

Enca u shpreh se vajzave që flasin me një fjalor të tillë i vë vizën ndërsa tregoi se i vjen shumë inat me emisionet që ftojnë personazhe të tillë për të folur kundra saj duke iu drejtuar kështu Roza Latit. 

"Më shumë sesa personazhet që përdorin emrin tim për tu bërë viral ose për të kap ndonjë emision, unë mendoj emisionet dhe mediat që u japin hapësirë personazheve të tillë për të dalë dhe për të thënë gjëra kundra meje vetëm sepse unë nuk i kam shkuar në emision. Unë historikisht i kam mbështetur të gjithë mediat, gazetarët, televizionet dhe më vjen shumë inat kur i them një televizioni apo një emisioni që për momentin nuk bëjmë dot gjë, nuk është momenti, ka 1001 arsye. Dhe ti shkon merr një personazh thjesht për të folur për mua, për të zëvendësuar mungesën time, aty tregon që kemi një problem shumë të madh".

Aq është dashur që Roza Lati të shpërthejë keq në rrjete sociale kundrejt këngëtares.

“Është e vërtetë vetëm pjesa që unë artistes në fjalë i kam bërë ftesën për në studion time, sepse kam qenë e para që e kam mbështetur këtu e 7 vjet më parë, kur kam patur emisionin tim të parë televiziv “Fun Page”. Atëherë kur s’te dhiste njeri, ishte kjo Roza Lati që të ngriti zërin dhe të dha suport, duke thënë ‘degjojeni s’e do bëhet dikushi’. Sapo mori famën artistja, nuk shkeli më tek unë. Sidoqoftë unë nuk jam kaq negative sa të bëj komplote e të marr në studio dikë tjetër veç për t’u sul ty. Vetëm në një pyetje është përmendur kjo artistja madhe, që s’po ja shoh fytyrën në asnjë poster te Tiranës u bë tash e sa kohë. Dhe atë pyetje e bënë fansat. Jo une, jo Trejsi, jo Why not. Fansat e tu vogëlushe. Pra në mbyllje artiste mos i jep kaq shumë rëndësi vetes. Për ofendimin që më ke bërë mua, duke i dhënë kaq shumë rëndësi vetes, ke treguar vetëm një frymë inferioriteti, ligësie, që përtej syçkave të bukura dhe formave të tua fizike që janë endrra jote me sytë hapur në instagram, bën veten protagoniste, kur je fundi i fundit te bishtit të Kavallit në botën tonë, në boten time,”– shkruan Roza Lati në postimet e saj në InstaStory.