Roza Lati ka vite që është pjesë e ekranit dhe ka pasur mundësinë të drejtojë formate të ndryshme televizive. Së fundmi moderatorja ka marrë përsipër të realizojë për herë të parë një ‘reality show’ me personazhe VIP dhe plot aventura.

Për këtë punë të re tejet impenjative, Roza është vendosur këto ditë në jug të Shqipërisë për të xhiruar pjesët e emisionit. Duke qenë se “Bukë me vete” kërkon shumë adrenalinë dhe çmenduri, Roza ka vendosur që të sfidojë edhe veten.

Sot ajo ka treguar se është hedhur me parashutë dhe për të ka qenë një arritje, sepse ka zbuluar se lartësia është fobia e saj më e madhe. Në profilin zyrtar të ‘reality show’, Roza ka publikuar disa video nga hedhja e saj me parashutë.

Në njërën prej tyre ajo tregon gjithë frikë se çfarë do të bëjë dhe me shaka i drejtohet nënës së saj, Rita Latit, duke i lënë “amanetet” e fundit.

Pavarësisht se e mendonte si një eksperiencë të frikshme në fund Roza ka treguar se arriti ta tejkalonte frikën dhe se e ka shijuar shumë hedhjen me parashutë.

“Bukë me vete” pritet që të nisë transmetimin në ekranin e “Ora News” në datën 10 korrik në orën 13:00. Kujtojmë se pak javë më parë moderatorja mbylli me sukses emisionin e saj “Why Not”. /revistawho