Rozana ka treguar historinë interesante si ka vendosur të zmadhojë gjoksin e saj. Këngëtarja dhe moderatorja e njohur e ka pranuar hapur se ka kryer ndërhyrje për të zmadhuar gjoksin.

Në një intervistë për emisionin “Mos i fol Shoferit”, artistja ka folur hapur sesi e mori një vendim të tillë, duke thënë se operacionin e ka bërë në Shkup kur ishte adoleshente.

“Kur vendosa të bëj gjoksin, qejf i madh, adoleshencë, do bëj një gjoks të madh. Kur shkova atje, doktori më tha: “Je shumë mirë, ke një gjoks të bukur, nuk ke nevojë”.

Por, sipas Rozanës asokohe kishin nisur klipet, kryesisht në Bullgari ku vajzat kishin nisur të zmadhonin gjoksin dhe ajo mendonte pse të mos ishte një “bullgare e vogël”.

Operacionin e bëra në Shkup dhe mora një furgon me shoqëri me vete. Kam frikë nga gjilpëra dhe thashë, në rast se unë nuk e bëj, e bëni me radhë dhe ndonjëra godet. Jam fobike e gjilpërave. Ditën që shkojmë, e kisha vendosur që do bëj 3 abondent dhe hyra aty, tha Rozana nuk bëjmë dot operacion sot. I thashë Pse? Sepse protezat që kanë ardhur janë më të mëdha se 3, tha ai. Vëri këto i thashë, ku kam kohë unë të vij, të harxhoj 5 mijë euro për 2 numra, të paktën të harxhoj për 4. Dhe kështu përfundova me një gjoks bullgareje”,- tha mes të qeshurave këngëtarja.