Pas përfundimit të DWTS, prezantuesja e këtij viti, ish-Miss Albania, Almeda Abazi doli e pakënaqur, pasi sipas saj produksioni nuk ishte treguar korrekt me pagesat e faturave në hotelin ku ajo ishte akomoduar. 

Edhe pse kjo çështje ka disa muaj që ka ndodhur sërish ka interes të mësohet më shumë rreth saj. Bashkëprezantuesi i DWTS, Rudi Hizmo ka folur në "Pop Culture" ku ka treguar sesi qëndron e vërteta rreth këtij “sherri”.

"Unë nuk e di ekzaktësisht çfarë ka ndodhur, por mesa di Almeda ka qëndruar dy net më shumë, produksioni i DWTS i kishte siguruar çdo lloj gjëje domethënë biletat, qëndrimin në hotel dhe barin. Kur ka mbaruar DWTS ka mbaruar dhe kontrata e Almedës me produksionin kështu që mbaroi dhe detyrimi i DWTS për të paguar hotelin. Por Tolgahan dhe Almeda edhe pse qëndruan për dy net më shumë, ata ua paguan hotelin , por si duket nga pakujdesia nuk i kishte paguar ujin dhe hekurosjen e rrobave, gjë që normalisht kudo që shkon duhet ta paguash vetë, por Almedës mesa duket ky detaj ju duk pak i çuditshëm, pasi fakti që kishte sjellë Tolgahan falas pa asnjë pagesë, mendonte se e kishin si detyrim ta falënderonin duke i paguar çdo gjë",-është shprehur Rudi.