Ditën e sotme ka qarkulluar në media lajmi se moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund martesës 3-vjeçare me bashkëshortin e saj Aleksin, me të cilin ka edhe një vajzë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, shkak është bërë tradhtia e aktores së humorit, për të cilën thuhet se ka nisur një histori të re dashurie në jetën e saj me një ish-deputet.

Nëse do të shikoni postimet e Rudinës në rrjetet sociale, bie në sy se prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin dhe dedikimet e vetme janë për të bijën.

Ndërsa pushimet e verës aktorja i kaloi në shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ku Aleks nuk duket gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme.

Rudina dhe Aleks u martuan në qershor të vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për "qerosin" e saj, tashmë aktorja i ka dhënë fund kësaj historie pasi në ndryshim më parë ajo nuk mban më as unazën në gishtin e martesës.