Moderatorja e njohur Rudina Magjistari nuk ka pëlqyer asnjëherë ta bëjë shumë publike jetën e saj private.

Megjithatë me foton e fundit të publikuar ajo duket sikur e ka thyer pak privatësinë e familjes së saj.

“Momente të ëmbla,”– ka shkruar Rudina krahas fotos ku shfaqet vajza e vogël Mia, ndërsa shtrëngon fort këmbën e babait të saj.

Duket se momenti i bukur mes partnerit të saj dhe vajzës e ka shtyrë Rudinën ta ndajë me ndjekësit këtë kujtim.