Sabri Fejzullahu ka zgjedhur që të vijë në një projekt të ri muzikor me këngëtaren Morena, e cila u shpall “Miss Kosova” në vitin 2010.

Vetë artistja ka bërë një postim në rrjete sociale, e cila ka treguar se kënga e titulluar "Dashuri", do vijë shumë shpejt në treg.

Morena prej disa kohësh është futur në tregun muzikor dhe një ndër dëshirat e saj paska qenë dueti me legjendës e muzikës, Sabri Fejzullahun.