Prej ditësh tashmë aktorët e “Portokallisë” vijojnë turin në qytete të ndryshme të vendit duke dhuruar performancat e tyre.

Këtë herë ata ndodhen në Bulqizë dhe Salsano Rrapi feston ditëlindjen në krye të detyrës.

Me këtë rast kolegët e kanë surprizuar atë me dy torta, një e sjellë nga aktori Gaz Paja dhe tjetra nga Florian Binaj. 

“Ja sa të mirë i kam kolegët dhe mikun tim Rim Spahiu. Ma festojnë ditëlindjen edhe në Bulqizë. Ju përqafoj të gjithëve… Kjo është torta e Florian Binajt për mua.  Gjithmonë i veçantë në ditëlindjen time. Përqafime Flor. Falenderoj Gaz Pajën, për tortën nr 2 speciale. Çfarë do pish Gazi? Puc puc,”-ka shkruar aktori krahas fotove të publikuara në rrjete sociale.