Sara Hoxha dhe Ledion Liço kanë zgjedhur ta festojnë përvjetorin e tyre të parë të martesës duke ndjekur një nga koncertet live të grupit të preferuar të moderatorit.

Këtë e ka zbuluar vetë Sara me anë të disa postimeve në "Instastory" ku dallohet se Ledioni ka takuar anëtarët e bandës "30 Seconds To Mars".

"Për përvjetorin tonë të martesës ai donte të shikonte bandën e tij të preferuar në tur", ka shkruar Hoxha bashkangjitur fotove të Liços dhe këngëtarëve të cilët kanë performuar në skenë në kryeqytetin e Hollandës, Amsterdam.

Trashëgimtarja e "Top Channel"-it ndau gjithashtu me ndjekësit e saj një nga momentet e shkëputura nga ceremonia martesore e mbajtur në liqenin e Como-s në Itali, ku dallohej e veshur me fustanin e bardhë krah Ledionit. "Ti dhe unë, përgjithmonë", ka shkruar Sara.