Arnold Schwarzenegger ka publikuar një deklaratë të hënën në mbrëmje pas akuzave të aktores me origjinë shqiptare, Eliza Dushku kundër aktorit Joel Kramer për ngacmim seksual.

Deklarata erdhi si përgjigje e aktorit Tom Arnold, i cili bëri një postim në Twitter mbi këtë çështje, në të cilën ai shprehte mbështetje për Eliza Dushkun dhe guximin e saj për të thyer heshtjen në lidhje me këtë çështje serioze.

Aktorja 37-vjeçare shkroi një postim të detajuar në rrjetet sociale gjatë fundjavës për Kramer, i cili ishte 36-vjeç në atë kohë, se e mori atë në një dhomë hoteli në Miami, kur ajo ishte vetëm 12 vjeç duke e prekur dhe ngacmuar seksualisht.

Në atë kohë, Dushku kishte qenë protagoniste në një nga rolet e saj të para së bashku me Schwarzenegger në vitin 1994, në filmin ‘True Lies’. Të dielën, një tjetër yll që luante në atë film, Jamie Lee Curtis, gjithashtu shfaqi mbështetjen e saj për Dushkun.