Ditën e djeshme moderatorja, Jonida Vokshi dhe aktori Besnik Krapi u kurorëzuan me martesë në një resort luksoz të qytetit të Durrësit.

Çifti kishin të ftuar shumë miq dhe familjarë e midis tyre personazhe të njohur nga publiku, ndërsa martesa e tyre u celebrua nga mikesha e ngushtë e Jonidës, Elvana Gjata.

Si në cdo ceremoni martesore, nuk mund të mungonte dhe hedhja e buqetës së nuses, e cila është kapur nga aktorja Olta Daku.