Seldi Qalliu ka shuar çdo dyshim, duke e pranuar publikisht në skenën e “Dance With Me” ndarjen nga Mimoza Shkodra. Këngëtari iu përgjigj hapur pyetjes së Alketa Vejsiut, se lidhja mes tyre kishte marrë fund.

Alketa Vejsiu: Je gjithmonë në qendër të mediave rozë. Çfarë bëhet në jetën tënde sentimentale se janë të shqetësuar të gjitha portalet. Kishe një raport shumë interesant me Mimozën, jeni bashkë apo kërceni në hemisfera të ndryshme?

Seldi Qalliu: Faktikisht ne nuk jemi më me njëri-tjetrin. Faleminderit shumë për kohën e bukur që kemi kaluar bashkë, mesa duket kështu ka qenë e shkruar. Unë gëzoj respekt të veçantë për Mimozën dhe familjen e Mimozës.