Këngëtarja e njohur, Shakira do të hapë dy shkolla të reja në Kolumbi, ku do të studiojnë më shumë se 2000 studentë. Shkollat e reja do të hapen në Cartagena dhe Barranquilla me Fondacionin e saj "Pies Descalzo".

“Nuk ka asgjë më të këndshme sesa të shohësh një fëmijë që mund të ishte përfshirë në trafik droge, jo vetëm duke përfunduar shkollën e mesme por edhe duke u përgatitur për universitet,”– tha këngëtarja.