Sheen dhuron 75 mijë dollarë për shërimin e një vajze

16/12/2012 - 14:43

 

Aktori hollivudian, Charlie Sheen, ka vendosur që të ndihmojë një vajzë të vogël që vuan nga një lloj i rrallë i kancerit dhe kështu dëshmoi se, pavarësisht problemeve të shumta, ylli meriton të gjitha lëvdatat.

Sipas portalit amerikan “TMZ”, Charlie kohë më parë në Hermosa Beach të Los Angelesit ka biseduar me një oficer të policisë, i cili i zbuloi se ka një vajzë10-vjeçare, Jasmine, e cila është e sëmurë nga rabidosarkoma e fëmijëve.

Ky është një lloj i rrallë i kancerit që shfaqet në indet e muskujve dhe kërkon një vit të plotë trajtimesh të shtrenjta si kimioterapia dhe rrezatimi.

Charlie ishte prekur shumë me historinë e policit të shqetësuar dhe tha se asnjë prind nuk do të duhej të shikojë fëmijën e vet të kalojë nëpër këtë. Ditën tjetër ai plotësoi një çek për vogëlushen Jasmine, në vlerë prej 75 mijë dollarësh.

Çekun e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Hermosa Beach, ku punon i ati i Jasmines, ndërsa ata pas këtij gjesti të mrekullueshëm të Charlie Sheen, themeluan një fondacion për nder të vajzës së guximshme dhe në këtë mënyrë planifikojnë që të mbledhin shumë para të tjera.

Edhe pse Charlie Sheen në Hollywood është pak i njohur për rolet e mira dhe më shumë për eksese, konsumim të drogës dhe alkoolit si dhe marrëdhënieve të trazuara, nga të cilat ka katër fëmijë të mitur – për këtë gjest meriton vetëm fjalë lavdërimi e miradije!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Georgina Rodriguez ka festuar në 27 janar 26 vjetorin dhe poston në rrjetet sociale një foto familjare me fëmijët dhe Cristiano Ronaldo,

Takimi mes Jennifer Aniston dhe Brad Pitt, në prapaskenat e Sag Awards, ka entuziazmuar fansat dhe me sa duket, nuk ka vetëm një detaj që

SYRI.net  shkruan se televizioni Top Channel ka paditur në Gjykatën e Rrethit Tirane aktoren Delinda Disha,  ecila 6 muaj më parë u largu

Miliarderja Kylie Jenner ka zbuluar se kishte udhëtuar me helikopterin që i mori jetën Kobe Bryant dhe vajzës së tij, ndaj kjo ngjarje tr

Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani janë bërë prindër për herë të parë.

Prej disa ditësh boksieri Kristian Prenga po përflitet për një lidhje dashurie me ish-banoren e "Big Brother", Rike Roçi.

Jelani Maraj, vëllai i reperes Nicki Minaj është dënuar të hënën me 25 vjet burg, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 11-v

Në numrin e ri të "Vouge" britanik, modelja Irina Shayk foli për herë të parë për ndarjen nga Bradley Cooper pas katër vitesh së bashku.

Këngëtarja Selena Gomez është shprehur rreth gjendjes së saj pas ndarjes nga këngëtari Justin Bieber.

Pamela Anderson ka publikuar fotografitë e para me bashkëshortin, Jon Peters, me të cilin bëri një ceremoni sekrete në fillim të kësaj ja