Të dy u kthyen në vëmendjen e portaleve, pas një debati të ashpër që i përfshiu. Xhensila dhe Damiano, ish-konkurrentë të Big Brother duket se janë tashme dy “armiq”. Mjaftoi një postim i Xhensilës në lidhje me klipin e Damianos duke  shkruajtur “Po ky ç’pati. Ishte mirë si mistrec Berati”.

Kaq mjaftoi që Damiano të denigronte imazhin e saj duke e ofenduar rëndë në Instagram dhe duke thënë se ajo ka shërbyer si eskortë.

E ftuar në “Oktapod’’, ata janë përballur në një lidhje telefonike (për shkak se Damiano është larg Shqipërisë). Gjatë këtij emisioni Damiano ka thënë se është telefonuar dhe kontaktuar e kërcënuar nga njerëz për llogari të Xhensilës. E pyetur nga Turi, Xhensila as nuk e mohoi, as nuk e pohoi.

Gjatë bisedës ata u dakordësuan që javën tjetër do takohen të tre në studio, për tu ballafaquar. Damiano tha se do i sjelli një buqetë me lule.  

A do kemi paqe? Mbetet për t'u parë…