Prej disa javësh, në media qarkulloi lajmi se moderatorja e njohur e “InTV”, Fatma Methasani ishte në pritje të ëmbël të fëmijës së parë me partnerin e saj, Alfio Rrotani.

Sipas burimeve, ajo do të largohej nga ekrani për këtë arsye, megjithëse deri tani moderatorja nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këto lajme.

Por burime për “Iconstyle.al” kanë treguar se Fatma është larguar përfundimisht nga “InTV”. Kontrata e saj ka përfunduar në muajin qershor dhe moderatorja nuk ka pranuar ta rinovojë sërish, pavarësisht insistimit të drejtuesëve të televizionit.

Aktualisht, Fatma është drejtuese e një portali online dhe ende nuk dihet se ku do ta shohim në të ardhmen.

Kohët e fundit, ajo ka nisur të pozojë me rroba të gjera ose duke mbuluar barkun, gjë që krijon akoma më shumë dyshimet për shtatzëninë e saj.