Këngëtari nga Tetova, Shpat Kasapi dhe Rovena Stefa duket se kanë filluar përsëri një lidhje dashurie.

Vite më parë pasi bashkëpunuan në shumë projekte, dyshja u përfol se ishin në një lidhje dashurie, edhe pse ata asnjëherë nuk e pranuan e as nuk e mohuan lidhjen e tyre.

Rovena në një postim të saj në Instagram, na tregon më shumë për mundësinë e lidhjes së tyre! Në këtë foto dyshja vërehen duke darkuar dhe shumë të lumtur, ndërsa në mesin e tyre qëndron e buzëqeshur edhe nëna e Shpat Kasapit.

Vetë Shpat Kasapi. ditë më pare, në një emision televiziv, e ka konfirmuar se është në lidhje, por nuk ka treguar se për kë bëhet fjalë, ndërsa ka shtuar se edhe mamaja e tij është pajtuar për këtë lidhje. /ZERI