Shpat Kasapi do të martohet. Ai sipas mediave e ka mbajtur të fshehtë lidhjen e fundit të dashurisë, të cilën do ta zyrtarizojë shumë shpejt.

Disa vite nga ndarja me modelen e njohur, Afërdita Dreshaj këngëtari ka rigjetur sërish dashurinë. Si Shpati dhe Afërdita ndoqën rrugët e tyre, ai iu përkushtua më shumë karrierës muzikore, ndërsa bukuroshja bionde siç dihet, ka kurorëzuar në martesë, një vit më parë, dashurinë me sportistin Jakub Kindl.

Ditën e premte këngëtari ka qënë ftuar në emisionin “Mirage” ku deklaroi se së shpejti do të shpallë fejesën, pa zbuluar identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

“Shpati është në një lidhje që do ta zyrtarizojë shumë shpejt, por kur të ketë të reja, vjen lajmi. Është koha, u bëra 33 vjeç. Por kur të ketë diçka për zyrtarizim, do jem unë ai që do e them.

Po, fejesë normal që do të ketë. Afër jemi. Takohemi rrallë, sepse ajo është në Kosovë, unë në Shkup, po kontaktojmë falë Zotit me Whatsapp-in”– rha këngëtari i njohur për partneren e tij.