Floriana Garo, një nga emrat më të lakuar në median rozë është duke shijuar në maksimum shtatzëninë e saj.

Moderatorja e njohur ka ndarë në rrjetet sociale disa foto ku tregon vetëm fytyrën, ku duket qartë se shtatzënia i ka dhuruar mjaft nur Florianës, ndërsa ka nisur ta rrumbullakosë. 

Floriana dhe partneri i saj, avokati Enis Daci u fejuan disa muaj më parë dhe janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.

Ata janë në pritje të një vajze. Floriana ka postuar edhe disa nga dhuratat që ka marrë për princeshën e saj të vogël.

Menjëherë pas zyrtarizimit të marrëdhënies, Floriana u zhvendos në Zvicër duke lënë të gjitha angazhimet e saj mediatike.