Këngëtarja e famshme Shakira, e cila ka dy fëmijë me futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique, akuzohet për evazion fiskal në Spanjë.

Ylli i muzikës e kalon pjesën më të madhe të kohës së saj në Spanjë dhe ligji spanjoll thotë se, njerëzit që kalojnë më shumë se 183 ditë të vitit në këtë shtet duhet të paguajnë taksë mbi të ardhurat e tyre, edhe kur i fitojnë ato jashtë kufijve.

Zyrtarë, të cilët janë marrë me hetimin e të ardhurave të Shakirës, kanë ngritur akuzën se, këngëtarja pretendon se jeton në Bahamas pikërisht për të shmangur detyrimet financiare ndaj shtetit spanjoll.

Por, këngltarja 41-vjeçare këmbëngul se nuk i ka shkelur rregullat, duke thënë se ka ndjekur me udhëzimet e këshilltarëve të saj financiarë. Avokatët e saj ndërkohë janë duke u marrë me përpilimin e mbrojtjes, kur Shakira të paraqitet së shpejti në sallën e gjyqit.