Shtyhet për shkak të motit koncerti i Capital T në sheshin "Nënë Tereza"

18/09/2019 - 17:08

Ditën e nesërme pritej të zhvillohej koncerti madhështor i Capital T në sheshin "Nënë Tereza", por sot reperi bashkë me stafin e tij kanë vendosur shtyrjen e tij për shkak të motit të keq.

Mësohet koncerti do të zhvillohet ditën e premte më 20 shtator pasi reshjet e shiut krijojnë vështirësi për foninë, audion dhe skenografinë e koncertit.

 Deklarata për shtyp:

Gjithçka është gati në sheshin Nënë Tereza për tu mbajtur koncerti i shumëpritur i artistit Capital T, “Time Capsule”. Prej ditësh stafi i artistit së bashku me organizatorët e koncertit janë zhvendosur në sheshin kryesor të Tiranës së bashku me personat përgjegjës për foninë, audion dhe skenografinë e koncertit.

Mirëpo, ndonëse prej një muaji më parë Capital T lajmëroi se koncerti do të mbahet në datën 19 shtator, në orën 19:19 në sheshin Nënë Tereza, organizatorët kanë marrë një lajm të minutës së fundit nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak, i cili ka komunikuar se ditën e nesërme do të ketë rreshje shiu përgjatë gjithë ditës, çka e vështirëson komoditetin e të pranishmëve në koncert, sikurse bëhet problem edhe për të gjitha mjetet e teknologjisë së fundit që kanë ardhur në Tiranë specifikisht për“Time Capsule”.

Ndonëse stafi i koncertit ia doli të ketë gjithçka gati në detaje dhe artisti Capital T ka përfunduar të gjitha përgatitjet për performancën e tij, sërish, prej shkakut të motit të keq, u vendos nga bordi menaxhues dhe krijues i koncertit “Time Capsule” që ky i fundit te shtyhet për ditën e premte, më 20 shtator, në të njëjtën orë dhe në të njejtin vend.

Sigurisht, të gjitha biletat e shitura janë padiskutim të rregullta ndonëse ato shkruajnë datën 19 shtator, duke qenë sërish të vlefshme për datën 20 shtator pasi asgjë nuk ka ndryshuar as në strukturë, menaxhim apo përmbajtje të koncertit veç datës, që ishte e pashmangshme prej motit të keq.

Capital T dhe stafi i tij ju falenderojnë për durimin dhe energjinë e mirë që keni shprehur deri në këto momente, duke kërkuar ndjesë për çdo parregullësi qe mund të shkaktojë ndryshimi i datës në axhendat e të pranishmëve por me premtimin se në fund, gjithçka do t‘ia vlejë për të përmbushur me sukses misionin nga nisi e gjitha: “Time Capsule”, një mega koncert, i pari i llojit të tij në Shqipëri me një standard krejtësisht ndërkombëtar është një eksperiencë që nuk duhet humbur për asgjë.

Capital T, ju pret në sheshin Nënë Tereza, në “Time Capsule” në datën 20 shtator, ora 19:19, ku moti i mirë dhe energjia elektrizuese do ta kthejnë të gjithën në një mbrëmje të paharrueshme!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja Elvana Gjata po komentohet së tepërmi në media për paraqitjen e saj në një event mode të organizuar së fundmi në kryeqytet.

Çifti mbretëror ndodhet për një tur katër ditor në Pakistan dhe duket se janë shtuar detajet se Kate dhe William presin të bëhen prindër

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe feston sot ditëindjen e saj të 45-të.

Olsi Bylyku dhe partnerja e tij, Egli janë kthyer një ndër çiftet më të komentuar në showbiz-in shqiptar.

Këngëtarja Barbana Dini ka publikuar një ditë më parë këngën e titulluar "Ku je", në bashkëpunim me të vëllain e ndjerë, Ergi Dini.

Jennifer Aniston nuk i rezistoi dot rrjetit social Instagram,.

Në periudhën që ka qenë brenda në burg Keisi ka qenë mbështetja më e madhe për Stresin.

Ish-bashkëshortja e aktorit të njohur Jeremy Renner e akuzon këtë të fundit për vrasje të mbetur në tentativë dhe të paramenduar.

Blogerja e njohur, Armina Mevlani është një nga femrat më të komentuara të showbizz-it dhe shpesh herë është në qendër të vëmendjes për p

Reperja shqiptare, Tayna po korr suksese të njëpasnjëshme jo vetëm brenda kufijve shqiptarë.