Bilbili i muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha festoi ditëlindjen e saj të 86-të. Në nder të kontributit të madh të Pagarushës në muzikë, këngëtarja Shyhrete Behluli ka sjellë një këngë në duet me nusen e saj, sopranon Learta Jakupi, si dhuratë për këtë përvjetor.

"Për ty Nexhmije" titullohet kënga, videoklipi i së cilës është realizuar në shtëpinë e këngëtares e cila shfaqet e veshur me veshje kombëtare pranë pianos, ashtu si edhe Shyhretja dhe Learta.

Ndër të tjera, vargjet e këngës thonë se publikut i mungon zëri i këngëtares së madhe, ikonës së muzikës shqiptare.