Këngëtarja Elvana Gjata dhe moderatori e aktori i humorit Ermal Mamaqi, gjithnjë e kanë shprehur miqësinë e ngushtë që kanë me njëri-tjetrin prej vitesh, madje duke u konsideruar edhe si motër e vëlla.

E ftuar këtë të shtunë në “Xing”, Ermali kujtoi dhe njëherë momentin e eleminimit të Elvanës nga “Ethet”, të cilin ajo e kishte përjetuar shumë keq siç e tregon dhe në ndihmë i kishte ardhur Mamaqi, pjesë e grupit “The Dreams” asokohe.

“Pas skualifikimit nga “Ethet e së premtes” fillova të qaj. Aty erdhi Ermali dhe më tha: Mos u mërzit, javën që vjen do të këndojmë bashkë tek “Maratona e Këngës Popullore” dhe ti do jesh një shkallë më lart”, tha Elvana Gjata.

Gjatë emisionit po ashtu është shfaqur edhe një video nga bashkëpunimi i tyre i parë ku këngëtarët shihen teksa këndojnë sëbashku, me veshje të cilat sot konsiderohen nga ata si të dala mode.