Sia publikoi ditën e djeshme klipin zyrtar të këngës më të re “Rainbow”, e cila do të jetë kolona zanore e filmit të animuar “My Little Pony” (ku Sia gjithashtu do të bëjë zërin e Songbird Serenade).

Sigurisht që nuk do të kishte më kuptim një klip muzikor i këngëtares pa balerinën e saj të preferuar, Maddie Ziegler, e cila me kërcimin e saj konteporan lëviz mbi një dysheme të përmbytyr.

Si zakonisht, Sia nuk është pjesë e klipit./InTV/