Dua Lipa po përjeton periudhën e saj më të mirë. Jo më larg se mbrëmë ajo ka rrëmbeu çmimin e ‘British Single’, ku vlen të theksojmë se ajo ishte artistja me më shumë nominime.

Ajo dha performancë, ku ka marrë vlerësime, por përpos kësaj ajo edhe është kritikuar për sjelljen e saj. Mediat e huaja kanë shkruar se ajo po sillej si një diva. Dhoma e zhveshjes së Duas ishte pranë një dhome SPA-je në prapaskenë që do të thotë se shumë njerëz shkonin atje para shfaqjes, por ajo ka refuzuar që të takojë njerëzit që shkonin për ta përshëndetur dhe për t’i uruar suksese.

“Ajo e bëri të qartë se nuk donte të ishte atje, pasi të ftuarit vijonin t’i trokisnin për ta përshëndetur dhe për t’i uruar fat. Në fund ajo e përplasi derën dhe e fshiu emrin e saj, kështu që askush nuk do ta kuptonte se ishte atje – njerëzit thoshin se ajo sillej si një divë”, ka shkruar ‘The Sun’.