Skandali seksual që përfshiu Hollywood-in vetëm pak ditë më parë, nxori në dukej një sërë dëshmish të aktoreve që ishin abuzuar seksualisht nga producenti i famshëm. Harvey Weinstein po procedohet penalisht ndaj të gjitha akuzave një për një. Por çuditërisht shqiptarja e vetme që ka bashkëpunuar me atë Rita Ora, është shprehur disi në mbështetje të tij.

“Absolutisht jam tmerruar me shkrimet rreth bëmave në të kaluarën të Weinsteinit”, tha Rita për gazetën britanike “The Sun”.

“Nuk mund ta imagjinoj se sa e vështirë duhet të ketë qenë për femrat e përfshira. Është shumë e rëndë të ngrihesh dhe të flasësh pas një kohe të gjatë. Kam respekt maksimal për femrat që kanë folur. Por, gjithashtu jam shumë mirënjohëse për punën artistike të Harvey-t”, pohoi Rita.

Kujtojmë se Harvey i mundësoi 26-vjeçares të hyjë në botën e Hollywood-it duke i dhënë një rol në filmin “Southpaw”, i cili u prodhua nga “The Weinstein Company”.