Gazetari Sokol Balla ka postuar një foto nga puna e tij e re, me logon e televizionit “Vizion Plus” nga pas tij.

Ai shkruan në rrjete sociale: “Dita e parë e punës, 11 janar”.

Me këtë postim marrin fund edhe dilemat rreth medias së re për gazetarin e njohur.

Pas 12 vitesh, Balla njoftoi largimin nga “Top Channel” natën e Vitit të Ri, si një “dhuratë” për drejtuesit e tij.

Ndërkohë, edhe televizioni “Vizion Plus” i ka kushtuar një hapësirë gjatë edicioni informativ, pjesëtarit më të ri që iu bashkua stafit të tyre, të cilën mund ta ndiqni në këtë video.