Soni Malaj është një nga këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri. E ftuar në emisionin Tempora, ajo rrëfeu vështirësitë e të qenurit artist.

"Për artistët është shumë e vështirë dhe shpeshherë edhe ne kalojmë ato 'depresionet' tona por që nuk i shprehim dhe flasim hapur me publikun sepse këtu është një lloj represioni i personit që nuk duhet ta themi këtë sepse është turp. 

Sigurisht luhatje ka sepse jemi gjithmonë në sytë e publikut, sepse kërkohet perfeksionizmi po ashtu edhe nga ana e familjes është kërkesa. Familjet shqiptare duke na rritur me një frymë të virtyteve gjithmonë më kanë mbajtur në fre", tregoi ajo.

Ndërsa tha se nuk ka pasur shumë liri nga familja e saj dhe gjatë moshës së adoleshencës kishte një orar për të hyrë në shtëpi.

"Kur isha në Spirit Voice, edhe pse isha 18 apo 19 vjeç në orën 10:30 mbyllej shtëpia. Ose hajde ose rri jashtë. Nëse do vonohesha gjyq të nesërmen", tha Soni.