Pasi ka sqaruar të gjithë fansat e tij se fatmirësisht është gjallë dhe jo vetëm kaq por në gjendje mjaft të mirë shëndetësore, Stallone ka ndarë në rrjetet sociale një video humoristike.

Lajmi i rremë për vdekjen e aktorit Sylvester Stallone u shpërnda dhe në medien shqiptare, pas gafës së këngëtarit Stefi Prifti.

Këtë situate, aktori e ka shndërruar në komike në rrjetet sociale, ku argëtohet me vajzat e tij super seksi për 'rikthimin'.

'Reagimi i vajzave pas një stuhie të vogël breshëri… Eshtë kaq e mrekullueshme të kthehesh nga vdekja.'ka shkruar aktori në videon e tij duke ironizuar ata që shpikën lajmin e vdekjes së tij.