Stilisti i personazheve të njohur, Niko Komani do t’i thotë lamtumirë beqarisë në fund të këtij viti. Ndonëse nuk është shkruar kurrë në media për jetën e tij private, Niko na ka surprizuar me prononcimin e fundit për “Thumb”.

“Kohët e fundit kanë filluar të shtohet shumë numri i divorceve në Shqipëri. Nuk mendon se është më mirë të bashkëjetosh me dikë sesa të martohesh?”– e pyeti gazetari stilistin, i cili ia ktheu: “Këtë po ia thua një njeriu që mbase në fund të vitit martohet”.

Pas përgjigjes, Niko u largua menjëherë, duke mos dhënë më shumë detaje.