Ardi Asllani, stilisti që u kujdes për veshjen e këngëtares Jonida Maliqit në "Eurovision" ka zbuluar disa nga prapaskenat e festivalit.

Pas renditjes së re, ku Shqipëria u rëndit një pozicion më lart se Serbia, stilisti ka treguar marrëdhënien me përfaqësuesen e Serbisë.

"Përpara se ta bëni lajm: Nuk kam asgjë me asnjë shtet pjesëmarrës, por këngëtarja e shtetit të përmendur më parë, në 10 ditë prova dhe pse ndanim të njëjtin korridor në ‘backstage’, prej 1 metër e 30 cm nuk ngriti njëherë kokën të përshëndeste, ritual kortezie që ndodhte rëndom me të gjithë pjesëmarrësit si dhe me mediat serbe që u pikëlluan nga shqiponja në finale", shkruan Ardi në postimin e tij në InstaStory.