Mbrëmjen e djeshme stilistja me famë botërore, Elisabetta Franchi ka publikuar në faqen e saj zyrtare në “Instagram” foton e këngëtares shqiptare.

Në foton e publikuar nga stilistja, Miriam Cani mban veshur një fustan të Elisabetta Franchi-t e cila edhe e ka etiketuar këngëtaren.

Këtë fustan, i cili i shkonte shumë, e ëmbla Miriam e veshi në një prej puntatave të emisionit "Në Kurthin e Piter Pan".