Disa muaj më parë Stine u divorcua nga partnerja e tij, këngëtarja Graciela me të cilën ka dhe një vajzë.

Përmes një postimi në Instagram, Stine deklaroi se i kishte dhënë fund martesës me Gracielën, ndërsa i ftuar në emisionin "Late Night Show" tregoi edhe arsyen.

"Më mirë të ndahesh dhe të mos shohë vajza situata çdo ditë sesa të rrish bashkë për hir të vajzës dhe vajza të shohë trauma aty përditë", u shpreh këngëtari, i cili zbuloi se me Gracielën takohet shpesh dhe kanë marrëdhënie të mirë.

I pyetur nga moderatori Kastro Zizo, këngëtari tregoi se nuk ka krijuar asnjë romancë dhe se është i fokusuar te puna.

"Fokusim vetëm tek puna. Puna është romanca më e bukur. Nuk kam as edhe një romancë, jam vetëm tek puna. Po të merrem me fermat unë, nuk punoj dot. Do ngeli albumi prap pa dalë", tha ai.