Reperi Arkimed Lushaj, i cili njihet me emrin e skenës si Stresi, e kemi parë shpesh kohët e fundit së bashku me të atin të ishte i pranishëm në protestat paqësore të Partisë Demokratike.

Ai e ka shfaqur haptazi mbështetjen për këtë parti, ndërkohë ka treguar koalicionin e preferueshëm për të pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Stresi shpreson për një qeveri të dytë PD-LSI.

"Më 25 do t’ju tregojmë komunistave si ua bëjmë autogol. S’po them për kë të votoni, unë jam gjashta, por dijeni që Edi Rama iken njëherë e mirë nga pushteti. Koalicioni që dua unë do ishte PD-LSI. Poshtë Partita Socialiste, poshtë komunistat, shkruan Stresi.