Kohët e fundit kemi parë shumë foto të Noizy-it dhe Ledrit së bashku.

Edhe pse këngëtari i hitit "TTZ" gjatë një interviste u shpreh se nuk kanë menduar ende për një bashkëpunim, ndonëse i shumëpritur nga fansat, duket se ai do të vijë më shpejt nga sa e kishim menduar.

Disa foto të postuara nga dy këngëtarët, në profilet e tyre na lanë të kuptonim se kënga është gati dhe po punohet për klipit.

Dhe postimi i bërë mbrëmjen e djeshme, duket se i vuri "vulën".

Si Noizy ashtu edhe Ledri publikuan në pothuajse të njëjtën orë, foto të ndryshme, por që kishin të njëjtin përshkrim "Nesër".

Mos ndoshta klipi i tyre do të publikohet sot?  Apo mos "Nesër" do të jetë  titulli i këngës?

 

neser

 

 

Neser